Përveç shiut dhe përmbytjeve në një numër të madh vendesh në Bosnjë dhe Hercegovinë, po bie borë si në mes të dimrit, transmeton Reporteri.net.
Bëhet fjalë për vendin e quajtur Korçanicë, jo shumë larg nga Sanski Most.
Korçanica ndodhet 32 ??kilometra nga Sanski Most dhe është pjesë e malit Grmeq. Ky është vendi nga ku kompania pyjore Una-Sana nxjerr masën e drurit, shkruan portali Klix.ba.
Në atë vend në Luftën e Dytë Botërore, 1942 dhe 1943, ndodhej spitali më i madh partizan në territorin e çliruar.
Ndryshe Bosnja ka dy ditë që është përfshirë nga reshjet e mëdha të shiut. Në disa zona të vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, shkollat janë ndërprerë dhe banorët kanë kërkuar ndërhyrjen e ushtrisë.