Moti sot në Kosovë është mjaft jostabil, për shkak të koncentrimit të masave të freskëta dhe jostabile në rajonin tonë.
Në shumë vise të Kosovës sot pati rrebeshe shiu, ndërsa në disa rajone u paraqit edhe breshëri i imët por mjaft i koncentruar, siç është rasti në Halabak të Podujevës.
Breshër sot ka pasur edhe në rrethinë të Vushtrrisë.
Sipas pamjeve kulturat bujqësore duhet të kenë pësuar edhe dëmtime.