Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Temperaturat do të shënojnë rritje, ndërsa priten erëra jugperëndimore të cilat nganjëherë vetëm në disa rajone mund të jenë të fuqishme. Temperaturat minimale pritet të luhaten nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale deri në 14-15 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe rajon pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Reshje atmosferike nuk pritet të ketë.
Të premtën paradite me vranësira lokale dhe aty-këtu me mundësi për reshje të pakta sporadike, kurse pasdite pritet mot kryesisht me diell.
Të shtunën edhe më ngrohtë. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira lokale, ndërsa të dielën pritet të kemi shtim të vranësiave dhe reshje lokale shiu./MeteoBallkan