Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe ende me riga lokale shiu. Pasdite pritet përmirësim gradual i motit dhe priten edhe intervale të shkurtra kohore me diell. Temperaturat pritet të lëvizin nga 10 deri në 16 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe rajon rpritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu, më intensive në Shqipëri ku priten rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë.
Të mëkrurën dhe të enjtën na pret mot më i këndhshëm dhe më i ngrohtë. Priten intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Rrallë në disa vise priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Nga e premta rikthehen reshjet lokale të shiut dhe rrebeshet lokale me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan