Sor në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Temperaturat pritet të shënojnë rritje dhe pritet ditë e këndshme vjeshtore. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu.
Në Shqipëri pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Do të jetë ngrohtë për këtë periudhë kohore.
Mot me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell nesër pritet edhe në Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës. Pritet mot kryesisht stabil dhe me rritje të temperaturave. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë afatshkurtër shiu.
Edhe të hënën pritet të mbajë mot i ngjashëm në tërë rajonin, me alternime mes vranësirave dhe intervale kohore me diell. Pritet të jetë ngrohtë për këtë periudhëe kohore, por ka gjasa që të ketë riga lokale shiu. Reshje pak më intensive pritet të ketë në Mal të Zi.
Të martën pritet të kemi ulje të sërishme të temperaturave, por nuk pritet të jetë shumë ftohtë. Përpos uljes së temperaturave ndonjë ndryshim i madh i motit nuk pritet. Priten vranësira dhe riga lokale shiu kryesisht afatshkurtra, ndërsa në Mal të Zi përsëri priten reshje shiu pak më intensive.
Nga e mërkura përsëri pak më ngrohtë./Meteoballkan