Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende mund të ketë edhe riga shiu. Reshjet e shiut nuk pritet të zgjasin shumë dhe nuk pritet të përfshijnë tërë territorin. Temperaturat pritet të shënojnë ulje të lehta.
Në Shqipëri pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, por priten edhe intervale kohore me diell në jug dhe qendër të vendit. Në veri të vendit mund të ketë riga të izoluara të dobëta shiu. Edhe nesër do të jetë relativisht ngrohtë në viset mesdhetare të Shqipërisë edhe pse nuk priten shumë rreze diellore.
Mot me vranësira dhe intervale kohore me diell pritet në Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës, ndërsa në Mal të Zi priten reshje të herëpashershme shiu.
Të martën do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me ndonjë intervale kohor me diell. Reshje atmosferike nuk pritet të ketë me ndonjë përjashtim ku mund të ketë ndonjë rigë sporadike shiu. Temperaturat shënojnë ulje të lehta në tërë rajonin.
Nga e mërkura rritje të lehta të temperaturave. Do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht i thatë, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell./MeteoBallkan