Në këto çaste jemi nën ndikimin e plotë të ciklonit gjigand me qendër në Detin Adriatik, por ndikimi i tij nuk do të sjellë më procese aq të bujshme atmosferike. Gjithsesi nën ndikimin e tij do të jemi edhe nesër dhe për këtë arsye do të ketë vranësira të shumta dhe reshje lokale shiu, por reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse dhe nuk do të jenë masive.
Më shumë reshje dhe rrebeshe nesër priten në Shqipëri e më pak në Kosovë, por vende-vende, herë pas here priten rrebeshe edhe në Kosovë, më të theksuara në Dukagjin. Cikloni do të largohet gjatë së enjtes në drejtim të lindjes dhe juglindjes duke u dobësuar, por duke sjellur ende reshje të herëpashershme shiu e në viset e larta malore reshje bore.
Të premtën përfundimisht do të jemi nën ndikimin e masave më stabile ajrore anticiklonike, por jo për shumë gjatë./MeteoBallkan