Britania e Madhe po përgaditet për mot mjaft të ashpër pasiqë pritet të goditet nga dy ciklone të njëpasnjëshme që vijnë nga Oqeani Atlantik.
Priten reshje të fuqishme shiu dhe shtrëngata me vetëtima dhe bubullimë, por më së shumti do të goditen rajonet bregdetare nga erërat e fuqishme.
Autoritetet britanike kanë lëshuar paralajmërim ku sygjerohen qytetarët të kenë kujdes nga erërat dhe reshjet e rrëmbyeshme të cilat do të shkaktojnë edhe vërshime të shpejta. Nga shira të rrëmbyeshme do të përfshihet edhe Londra.
Pas kalimit të këtyre dy cikloneve moti do të qetësohet përkohësisht, pastaj pritet arritja e Ex-uraganit Lorenzo i cili poashtu pritet të godas pjesë të Britanisë së Madhe në mes të javes së ardhshme./Meteoballkan