Ne Detin lindor të Kinës për momentin gjendet Super-Tajfuni Maysak i cili është nisur direkt në drejtim të Ishullit Kyushu të Japonisë dhe pastaj në drejtim të Koresë jugore dhe veriore.
Një sistem tjetër shumë i fuqishëm tropikal (Super- Tajfuni Haishen) gjendet në veri të Marianas dhe po ashtu pritet të godasë Japoninë perëndimore dhe Korenë jugore gjatë vikendit. Këto dy sisteme ekstremisht të fuqishme pritet të rrugëtojnë njëra pas tjetrës në drejtim të Japonisë perëndimore dhe Koresë jugore dhe veriore. Vëmendje të madhe po merr Super-Tajfuni “Haishen” i cili gjatë fundjavës pritet të bëhet stuhia më e fuqishme e planetit për këtë vit.
Këto stuhi ekstremisht të fuqishme pritet të godasin Japoninë perëndimore dhe Korenë Jugore me potencial shkatërrues. E Gjithë vëmendja e meteorologëve tani gjendet veriperëndim të Oqeanit Paqësor.
Burimi kryesor i informacionit: Severe Weather Europe