Masa të nxehta ajrore me origjinë nga Mesdheu dhe Afrika Veriore po dominojnë mbi rajonin tonë disa ditë me radhë duke kushtëzuar temperatura mjaft të larta për këtë periudhë kohore.
Sot temperatura më e lartë në Kosovë e regjistruar zyrtarisht arrit deri në 20 gradë celsius, ndërsa në Serbi temperatura arriti mbi 30 gradë celsius.
Mjaft nxehtë është edhe në Shqipëri, por pak më freskët se në vendet tjera, ndërsa në Maqedoninë Veriore poashtu kemi temperatura afër 30 gradë celsius. Ecuritë më të fundit sinoptike favorizojnë vazhdimin e nxehtësisë edhe gjatë ditëve të ardhshme pa kurrfar gjasat për ndonjë reshje atmosferike, edhe pse temperaturat mund të pësojnë luhatje të vogla herë pas here./Meteoballkan
Foto kryesore: Meteociel