Si pasojë e kontankti të cikloni të fuqishëm mesdhetar dhe anticiklonit të fuqishëm në Evropen lindore dhe Skandinavi sot në shumë rajone ka erëra të fuqishme të cilat po shkaktojnë kokëçarje të banorët.
Këto erëra do të fillojnë të dobësohen në orët e mbrëmjes por nuk do të qetësohen tërësisht. Pra, erërarat do të vazhdojnë në shumë rajone edhe gjatë natës dhe nesër por me një intensitet shumë më të dobët. Nesër pritet edhe largimi i vranësirave dhe ngirtje e temperaturave. Në këtë mënyrë nga nesër na presin disa ditë mjaft të nxehta dhe vende-vende edhe verore me temperatura të larta. Do të kemi edhe shumë rreze dielli. Rrebeshet e shiut do të jenë paraqitje e rrallë dhe kjo pasditeve, kryesisht në jug, juglindje të Shqipërisë, jug, juglindje të Kosovës dhe perëndim të Maqedonisë, kryesisht në viset kodrinore-malore.
Të enjtën dhe të premtën pritet ngritje e mëtutjeshme e temperaturave në tërë rajonin ku ka mundësi që temperaturat lokalisht ti afrohen shifrës prej 30 gradë celsius./Meteoballkan