• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Evropa përfshihet nga thatësira më e madhe në dekadat e fundit

Evropa përfshihet nga thatësira më e madhe në dekadat e fundit

10/08/2022 | 14:10
Mushkonjat mjaft problematike sivjet, ja si i mbijetojnë dimrit dhe sëmundjet që shkaktojnë!

Shtohen rastet e helmimeve nga insektet dhe zvarranikët!

16/06/2026 | 17:51
Çmimet e derivateve për sot

Këto do të jenë çmimet e derivateve për sot

16/06/2026 | 09:07
Parashikimi i moti për sot – e martë

Parashikimi i moti për sot – e martë

16/06/2026 | 08:36
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

KEDS njofton për punimet në rrjet të martën me 16 Qershor!

15/06/2026 | 22:49
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (16.06.2026.) e martë

15/06/2026 | 22:34
Majac-t/storm

Javë me mot të ngrohtë, disa ditë jo-stabile!

15/06/2026 | 12:37
Çmimet e derivateve për sot

Ky do të jetë çmimi i naftës për sot në Kosovë

15/06/2026 | 09:24
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e hënë

15/06/2026 | 08:26
Punime në rrjetin elektrik, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

KEDS njofton për punime në rrjet nesër, e hënë, 15 qershor!

14/06/2026 | 22:53
Parashikimi i motit për sot – e diel

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15.06.2026.) e hënë

14/06/2026 | 22:34
Shteti që ka nisur projektin për mbjelljen e reve, eksperimenti nxit shqetësim

Shteti që ka nisur projektin për mbjelljen e reve, eksperimenti nxit shqetësim

14/06/2026 | 12:07
Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot – e diel

14/06/2026 | 09:36
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Evropa përfshihet nga thatësira më e madhe në dekadat e fundit

Evropa përfshihet nga thatësira më e madhe në dekadat e fundit

10/08/2022 | 14:10
554
Shpërndarje
1.6k
Shikime
Shpërndaje

Thatësira më e ashpër që ka përfshirë Evropën në dekada po prek qytetarët e thjeshtë, fermerët, fabrikat dhe sektorë të tjerë në mbarë kontinentin.

Gjithçka, në një kohë kur ekspertët paralajmërojnë dimër më të thatë dhe verë më përvëluese, nën ndikimin e ngrohjes globale.

Kjo do të thotë se edhe ezaurimi i rezervave ujore do të jetë normaliteti i ri.

Observatori Evropian për Thatësirën ka llogaritur se 45 për qind e territorit të bllokut ndodhet në situatë alarmante që prej gjysmës së korrikut, me 15% të tij në alarm të kuq, gjë që ka shtyrë Komisionin Evropian të paralajmërojë për situata kritike në shumë rajone.

Në Francë, kryeministrja Elisabeth Borne aktivizoi javën e kaluar një grup të posaçëm për t’i bërë ballë motit të thatë të vendit, i konsideruar si më i rëndi që prej nisjes së regjistrimit të tij në 1958-n, transmeton euronews, përcjell Albinfo.ch.

Gjithashtu, mbi 100 komuna franceze nuk kanë ujë të pijshëm dhe po furnizohen nga autobotë. Ministri për Klimën, Christophe Bechu, deklaroi se qytetarët duhet të mësohen me episode të tilla. “Përshtatja nuk është më një opsion, por një detyrim”, tha ai.

Vala e të nxehtit që ka dominuar në vend që prej qershorit dhe thatësira prej muajit maj kanë bërë që shtrati i lumit Loire të arrijë një nivel më të ulët se zakonisht, aq sa në disa pjesë të tij mund të kalohet në këmbë.

Një situatë e ngjashme paraqitet edhe në Spanjë, ku rezervat ujore janë tkurrur me 40 për qind dhe po bien me një mesatare prej 1.5 për qind në javë, si pasojë e konsumit të rritur dhe avullimit. Sipas qeverisë së kryeministrit Pedro Sanchez, bëhet fjalë për thatësirën më të rëndë në 60 vjetët e fundit.

Vendi ka përjetuar më pak se gjysmën e shirave të pritshme gjatë vitit dhe për rrjedhojë, kufizimet kanë hyrë në fuqi nga rajoni i Katalonjës në veri-lindje deri në Galicia, në veri-perëndim, si dhe në rajonet e Andaluzisë dhe Ekstremadurës në jug.

Një nga treguesit kryesorë të krizës është edhe lumi Po. Një nga rrjedhat kryesore të Italisë, ai ka rënë në një të dhjetën e kuotës së zakonshme, ndërsa niveli i ujit është 2 metra më poshtë se normalja.

Qeveria italiane shpalli më herët emergjencën e thatësirës në 5 rajone veriore, duke racionuar ujin e pijshëm që në fillim të korrikut. Edhe fshatrat përreth Lago Maxhore po furnizohen me autobotë.

Me shirat që mungojnë që prej nëntorit, prodhimi me oriz në luginën Po, që llogarit rreth 40 për qind të prodhimit italian të agrikulturës është në rrezik.

Por kriza nuk është e kufizuar vetëm në jug të Evropës. Probleme janë shfaqur edhe në vende të tjera, si Gjermani, Zvicër, Holandë, Belgjikë, e të tjera.

 

Rekomandime

Mushkonjat mjaft problematike sivjet, ja si i mbijetojnë dimrit dhe sëmundjet që shkaktojnë!
Lajme

Shtohen rastet e helmimeve nga insektet dhe zvarranikët!

16/06/2026 | 17:51
Çmimet e derivateve për sot
Lajme

Këto do të jenë çmimet e derivateve për sot

16/06/2026 | 09:07
Parashikimi i moti për sot – e martë
Kosovë

Parashikimi i moti për sot – e martë

16/06/2026 | 08:36
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲