Aktualisht rajoni ynë gjenden nën ndikimin e masave ajrore kryesisht anticiklonike me origjinë nga Evropa Kontinentale, edhe pse kemi një ciklon në veriun e Italisë nuk duhet të presim shumë nga ky ciklon sepse rrugëtimi i tij është në drejtim të jugut të Italisë e pastaj në drejtim të Greqisë dhe kjo për shkak të anticiklonit evropian i cili është fuqizuar në viset tona kontinentale dhe cikloni nuk ka hapësirë për depërtim tek ne.
Sidoqoftë, nga dita e premte nga veriu do të kemi një masë tjetër ajrore (e dobët) të ftohtë e cila mund të na sjellë reshje lokale shiu dhe ulje kryesisht të lehta të temperaturave. Këto masa të dobëta ciklonike do të stacionohen diku afër Detit të Zi dhe ndikimi i tyre mbi kushtet sinoptik në rajonin tonë do të jetë i vogël.
Pra, vazhdon mot kryesisht i thatë dhe mjaft i nxehtë për këtë periudhë kohore. Ditëve të ardhshme do të ketë tendencë për ulje të lehta të temperaturave, veçanërisht nga e premta dhe eventualisht edhe gjatë fundjavës, kur priten edhe reshje lokale-kalimtare, afatshkurta shiu./Meteoballkan