Instituti Kombëtar Italian i Sëmundjeve Infektive në Romë Spallanzani, një nga më të mirët në Europë ka publikuar një tjetër studim 360 gradë mbi pandeminë e koronavirusit.
Sipas studimit të një kampioni pacientësh të infektuar në nivel global, është vërtetuar se koeficienti i vdekshëmërisë nga ky virus në nivel të përgjithshëm është 2.3% dhe shkon në 14.% tek personat mbi 80 vjeç.
Tek personat me sëmundje kardiovaskulare koeficienti i vdekshëmrisë nga koronavirusi është 10.5%, ndërsa tek personat diabetikë është 7.3%
Tek personat me sëmundje kronike në frymëmarrje koeficienti i vdekshmërisë është 6.3%
Tek personat që vuajnë nga tensioni i lartë është 6%.
Për të sëmurët me tumor koeficienti i vdekshmërisë është 5.6%.
Sipas Institutit Italian deri më sot në botë janë 112 vende që kanë të paktën 1 rast të konfirmuar me koronavirus dhe Italia është vendi me numrin më të lartë të pacientëve pozitivë nga koronavirusi pas Kinës.
Në Itali mosha mesatare e personave të infektuar është 65 vjeç. 61% e personave të infektuar janë të seksit mashkull.
1.2 % janë nën moshën 18 vjeç, ndërsa 40% e personave të infektuar janë mbi 70 vjeç.
15% janë pa simptoma dhe shumë të reduktuara. 44% kanë simptoma të lehta, 21 % kanë simptoma serioze dhe 5% janë në gjëndje kritike.
Studimi i Insitutit Italian të Shëndetit Publik i cili mban datën 12 mars 2020 përmban në grafikun e tij dhe Shqipërinë e cila deri më datën e mbylljes së të dhënave të marra në analizë kishte deklaruar 11 raste pozitive nga koronavirusi dhe 1 viktimë. Koeficienti i vdekshmërisë ishte 9.1%.
Në Europë deri më 12 mars 2020 janë 25,585 persona të prekur nga koronavirusi me koeficient vdekshmërie 4,5%.
Në Amerikë janë 1,618 raste pozitive me koronavirus dhe niveli i vdekshmërisë është 2,0%.
Në Afrikë janë 118 persona të infektuar dhe koeficienti i vdekshmërisë është 0.8%.
Në Azi janë 100,717 persona të infektuar me koeficient 3.6%.
















