• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

Ishulli i vetëm në Tokë që askush nuk ka guxuar ta eksplorojë (Pamje)

23/11/2018 | 19:36
Rrufeja godet pajisjet e furnizimit me ujë në Batllavë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (04.06.2026.) e enjte

03/06/2026 | 23:49
Tragjedia në Shëngjin: Identifikohen viktimat, Ambasada e Kosovës njofton familjarët

Tragjedia në Shëngjin: Identifikohen viktimat, Ambasada e Kosovës njofton familjarët

03/06/2026 | 22:54
Taskforcë për bregdetin gjatë sezonit turistik veror

Taskforcë për bregdetin gjatë sezonit turistik veror

03/06/2026 | 20:51
Zbardhen detaje  nga ngjarja e rëndë në Shëngjin

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Shëngjin

03/06/2026 | 18:16
E rëndë në Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima

E rëndë në Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima

03/06/2026 | 17:43
Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit!

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit!

03/06/2026 | 17:22
Çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e derivateve për sot

03/06/2026 | 09:02
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

03/06/2026 | 08:19
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! e mërkurë (03.06.2026.)

02/06/2026 | 23:03
Stuhi në Austri: Rrufeja i vë flakën një kështjelle, qindra të evakuuar

Stuhi në Austri: Rrufeja i vë flakën një kështjelle, qindra të evakuuar

02/06/2026 | 11:16
Çmimet e derivateve për sot

Çmimet e derivateve, nafta më lirë

02/06/2026 | 08:52
Tërmet i fortë godet Italinë, lëkundjet ndihen deri në Shqipëri

Tërmet i fortë godet Italinë, lëkundjet ndihen deri në Shqipëri

02/06/2026 | 08:28
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result

Ishulli i vetëm në Tokë që askush nuk ka guxuar ta eksplorojë (Pamje)

23/11/2018 | 19:36
572
SHARES
1.6k
VIEWS
Shpërndaje

Të gjithë e dinë që nuk ka asnjë vend në hartën e planetit Tokë që nuk është eksploruar nga njerëzit. Por ja që është një vend ku as aventurieri më guximtar nuk ka arritur të futet e të marrë informacion. Ishulli Sentinel i Veriut, në Gjirin e Bengalit, ka popullatën e fundit në tokë që nuk është kontaktuar nga qytetërimi modern prej të paktën 50 mijë vitesh.

Po si ia bëjnë banorët e këtij ishulli që nuk kontaktojnë me asnjeri? Duke goditur me harqe e me shigjeta këdo që shkel në atë vend. Viktima më e fundit ishte një misionar i krishterë amerikan që donte t’i kontaktonte e të përpiqej të përhapte fenë e tij. Edhe pse vizitat pranë ishullit ishin të ndaluara me ligj, ai pagoi disa peshkatarë që ta çonin atje.

Por dhe pse kaq i izoluar, ishulli i ka fqinjët më të afërt rreth 50 kilometra larg. Duke qenë mosbesues ndaj të huajve, ata qëllojnë çdo anije që afrohet. Qeveria indiane e njeh ishullin si një njësi të pavarur, dhe bën të pamundurën që ata të vazhdojnë të jetojnë të pashqetësuar.

Banorët e ishullit jetojnë duke gjuajtur kafshë të egra me harqe dhe shigjeta në pyllin shumë të dendur që mbulon ishullin. Me bimët e pemët ushqehen dhe ndërtojnë shtëpitë.

Studiuesit mendojnë se ata kanë migruar aty nga Afrika, rreth 50 mijë vite më parë, por nuk kanë detaje të tjera për mënyrën se si jetojnë.

“Nuk dimë as se sa janë atje”, thotë Anvita Abbi, një shkencëtare që ka studiuar për dhjetëra vite gjuhët e fiseve indiane në ishujt Andaman dhe Nikobar. “Sentineli i veriut është ishulli më i jashtëm i grupit, më afër Mianmarit dhe Tajlandës se Indisë. Banorët mund të jenë disa qindra, më pak se një mijë. Gjuha që flasin nuk mund të dihet, as se sa e vjetër është. Asnjeri nuk është lidhur me këta njerëz dhe kështu duhet të vazhdojë të jetë”.

Lexo po ashtu:

Misionari amerikan deshi t'i konvertojë në të krishterë, pjesëtarët e fisit të izoluar e mbysin me shigjeta (Foto)Misionari amerikan deshi t’i konvertojë në të krishterë, pjesëtarët e fisit të izoluar e mbysin me shigjeta (Foto)

“Pse të trazojmë, vetëm nga kureshtja, një grup që e ka mbajtur veten për dhjetëra mijëra vite?”, shton ajo.

Ishulli përmendet në shkrimet e Marko Polos, i cili ka vdekur në vitin 1324, edhe pse shumë studiues e vënë në dyshim që ai të ketë zbritur me të vërtetë atje.

Por një tjetër grup që mund t’i ketë takuar, janë kolonizatorët anglezë, të cilët kanë qenë në Indi gjatë viteve 1880. Përvoja që mund të kenë pasur me këta të fundit, mund të shpjegojë se pse janë aq agresivë me të huajt.

Sipas rrëfimeve, studimet për këtë ishull u ndërprenë pasi një çift me katër fëmijë, që ishin dërguar për të studiuar kulturën, u morën peng menjëherë. Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe ata që mbijetuan dhe dolën nga ishulli vdiqën pak kohë më pas nga sëmundjet. /tch/

Viktima më e fundit ishte një misionar i krishterë amerikan që donte t’i kontaktonte e të përpiqej të përhapte fenë e tij. Edhe pse vizitat pranë ishullit ishin të ndaluara me ligj, ai pagoi disa peshkatarë që ta çonin atje.

Related Posts

E rëndë në Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima
Uncategorized

E rëndë në Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima

03/06/2026 | 17:43
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (28.05.2026.) e enjte
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (01.06.2026) e hënë

31/05/2026 | 23:34
Publikohen çmimet e derivateve për sot
Uncategorized

Publikohen çmimet e derivateve për sot

24/05/2026 | 09:31
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲