• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Javë me reshje të shpeshta, nganjëherë të dendura!

Javë me reshje të shpeshta, nganjëherë të dendura!

30/03/2026 | 12:42

Punimet në rrjet sipas njoftimit të KEDS, nesër, e Premte!

30/07/2026 | 22:58

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (31.07.2026.) e Premte

30/07/2026 | 22:44
Rojet e plazhit shpëtojnë një djalë mes dallgëve gjigante në Kaliforni

Rojet e plazhit shpëtojnë një djalë mes dallgëve gjigante në Kaliforni

30/07/2026 | 11:58
Çmimet e derivateve për sot

Çmimet e derivateve për sot

30/07/2026 | 08:58
Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i moti për sot dhe ditët në vijim

30/07/2026 | 08:39

Punime në rrjet, KEDS tregon orarin për nesër, e enjte, 30 Korrik!

29/07/2026 | 22:17

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (30.07.2026.) e enjte

29/07/2026 | 22:08
Çmimet e derivateve për sot

Çmimi i naftës për sot

29/07/2026 | 09:03

Dy tërmete në orët e para të mëngjesit në Shqipëri

29/07/2026 | 08:42
Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e mërkurë

29/07/2026 | 08:10
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.04.2024.) E Shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (29.07.2026.) e mërkurë

29/07/2026 | 00:09

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, 29 Korrik!

28/07/2026 | 23:53
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Javë me reshje të shpeshta, nganjëherë të dendura!

Javë me reshje të shpeshta, nganjëherë të dendura!

30/03/2026 | 12:42
1.3k
Shpërndarje
3.8k
Shikime
Shpërndaje

Kjo javë do të karakterizohet me vranësira të shumta dhe të shpeshta të cilat do të shoqërohen me reshje të shpeshta atmosferike. Në ultësira do të ketë reshje shiu e në viset kodrinore-malore do të paraqiten prapë reshjet e borës.

Vranësirat e shumta na shpëtojnë nga acari i vonshëm

Në aspektin termik kjo javë do të jetë mjaft e ftohtë, por vranësirat e shumta që priten sidomos në Kosovë do të jenë mburojë dhe mbrojtje nga acari eventual, prandaj temperaturat minimale nuk do të dalin në “minus” me ndonjë përjashtim.

Ciklon i fuqishëm që nga jugu i Italisë deri në Detin Egje

Në Kosovë reshje atmosferike do të ketë pak sot dhe të martën dhe reshjet do të jenë të karakterit lokal, kurse të mërkurën vonë do të ketë shtim të reshjeve të shiut e në viset kodrinore-malore parashihet të ketë reshje bore. Të enjten pritet të ketë intensifikim të mëtutjeshëm të reshjeve të shiut e në viset malore të reshjeve të borës. Mund të ketë reshje të përziera me shqote dhe borë edhe në disa zona më të ulëta.

Në Shqipëri reshjet do të fillojnë më herët të martën dhe pastaj do të vazhdojnë pothuajse çdo ditë herë pas here duke u intensifikuar lokalisht sidomos në mes të javës.

Reshje do të ketë gjatë gati tërë javës edhe në Mal të Zi, Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës. E hëna dhe e marta do të jenë me reshje dukshëm më të pakta, ndërsa të mërkurën reshjet do të shtohen në tërë rajonin. Në ultësira reshje shiu e në male do të ketë reshje bore. Në Maqedoninë Veriore priten reshje të dendura në mes të javës.

Dobësimi i ciklonit

Të premten në tërë rajonin do të vjen deri te dobësimi gradual i masave ajrore mjaft të fuqishme ciklonike dhe si pasojë reshjet do të dobësohen, duke vazhduar lokalisht në Kosovë ku priten më shumë vranësira, ndërkohë që në pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të ketë intervale kohore me diell.

E diela Pranverore

 

Fundjava vjen me stabilizim gradual të motit si pasojë e një anticikloni me origjinë nga Mesdheu dhe Evropa dhe kjo kjo do të jetë hyrje në pranverën e vërtet dhe shpëtim nga acari i vonshëm që vitin e kaluar shkatërroi të gjitha pemët dhe shumë kultura tjera në Kosovës. Fatmirësisht këtë vit përkundër frikës së madhe po ndodh e kundërta sepse ashtu siç lajmëruam disa ditë më parë sinjali për mot pranveror doli i vërtetë. Në fakt ishte një parashikim që masat ajrore të ftohta do të vazhdonin duke rrezikuar shumë me acar të fortë polar po në momentin e fundit ndodhi ndryshimi për të mirë.

Pra, një javë me shumë shumë vranësira e po ashtu e pasur me reshje atmosferike. Reshjet dukshëm më intensive do të jenë në mes të javës si pasojë e masave shumë të fuqishme ciklonike që nga jugu i Italisë, Deti Jon e deri në Detin Egje. Ky sistem do të shkaktojë stuhi mjaft të fuqishme në Greqi dhe përmbytje.

Sistemi ciklonik do të fillojë të dobësohet të Premten për të na dhuruar mot më stabil për fundjavë. Sipas ecurive aktuale sinoptike e diela do të jetë një ditë e bukur pranvere me diell, vranësira lokale dhe temperaturat deri afër 20 gradë Celsius edhe në Kosovë.

Gjithsesi nëse ndodh ndonjë ndryshim në parashikim do të njoftoheni me kohë në postimet tona të përditshme./MeteoBallkan

Rekomandime

Kosovë

Punimet në rrjet sipas njoftimit të KEDS, nesër, e Premte!

30/07/2026 | 22:58
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (31.07.2026.) e Premte

30/07/2026 | 22:44
Rojet e plazhit shpëtojnë një djalë mes dallgëve gjigante në Kaliforni
Botë

Rojet e plazhit shpëtojnë një djalë mes dallgëve gjigante në Kaliforni

30/07/2026 | 11:58
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲