• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Javë me reshje të shpeshta shiu, afër fundjavës mundësi edhe për borë!

Javë me reshje të shpeshta shiu, afër fundjavës mundësi edhe për borë!

04/01/2021 | 14:08
Një avion privat me 8 persona në bord rrëzohet në aeroportin e Maineit mes stuhisë së borës në SHBA

Një avion privat me 8 persona në bord rrëzohet në aeroportin e Maineit mes stuhisë së borës në SHBA

26/01/2026 | 09:17
Moti për ditën e sotme

Parashikimi i motit për sot – e hënë

26/01/2026 | 08:29
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën,!

25/01/2026 | 23:47
Parashikimi i motit për sot – e diel

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (26.01.2026.) e hënë

25/01/2026 | 22:42
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot – e diel

25/01/2026 | 08:57
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS tregon për punime në rrjet nesër, e diele!

25/01/2026 | 00:22
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (25.01.2026.) e diele

25/01/2026 | 00:17
Parashikimi i motit për sot – e shtunë

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

24/01/2026 | 07:02
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën, 24 Janar!

23/01/2026 | 23:49
Stuhi masive akulli dhe bore në SHBA!

Stuhi masive akulli dhe bore në SHBA!

23/01/2026 | 23:30
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (24.01.2026.) e shtunë

23/01/2026 | 23:15
​Rrezik orteku në Brezovicë, vizitorët paralajmërohen për kujdes

​Rrezik orteku në Brezovicë, vizitorët paralajmërohen për kujdes

23/01/2026 | 11:51
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Javë me reshje të shpeshta shiu, afër fundjavës mundësi edhe për borë!

Javë me reshje të shpeshta shiu, afër fundjavës mundësi edhe për borë!

04/01/2021 | 14:08
1.6k
SHARES
4.6k
VIEWS
Shpërndaje

Kjo javë do të karakterizohet me mot mjaft të ndryshueshëm dhe jo stabil. Priten reshje të shpeshta shiu, nëpër male reshje të shpeshta bore, ndërsa afër fundjavës mund të kemi reshje bore edhe nëpër ultësira.

Përgjegjës për këto kushte moti do të jenë masat e fuqishme ciklonike në Evropën perëndimore, jugperëndimore dhe Mesdhe. Temperaturat gjatë kësaj jave do të vazhdojnë të mbesin mbi mesatare, por me tendencë të uljes së tyre afër fundjavës.

Në fillimin e javës disa vorbulla ciklonike me qendër në Francë dhe Italinë veriore do të ndikojnë në rajonin tonë duke na sjellur reshje shiu. Të martën reshjet do të pushojnë shkurtimisht dhe priten edhe intervale kohore me diell, ndërsa nga e mërkura pritet të kemi shtim të vranësirave përsëri dhe reshje shiu. Nëpër male reshje bore.

Pas reshjeve të shiut gjatë ditës së enjte pritet përsëri stabilizim afatshkurtër i motit dhe mund të kemi edhe intervale kohore me diell. Njëkohësisht priten ulje të lehta të temperaturave.

Gjendje jashtëzakonisht interesante sinoptike na pret për fundjavë. Në jugun e largët të Atlantikut afër Azoreve dhe Portugalisë do të kemi krijimin e një cikloni mjaft të fuqishëm. Ky ciklon do të shtrihet me “degëzimet” e tij deri në Gadishullin Ballkanik duke na sjell reshje të reja atmosferike shi dhe borë. Duke pasur para sysh se rajoni ynë përsëri për një kohë do të jetë një “fushëbetejë” mes temperaturave të larta nga Mesdheu dhe ato të ulëta me origjinë polare pritet të kemi shi dhe borë dhe varësisht se cila nga këto fusha ajrore do të “fitojë” kjo do të përcaktojë edhe llojin e reshjeve atmosferike shi apo borë. Është e sigurte se në fund do të fitojnë temperaturat e ulëta, por ende është e paqartë se në cilën kohë saktësisht, pra dilema është nëse do të kemi borë në fundjavë apo fillimin e javës tjetër.

Sidoqoftë atmosfera jashtëzakonisht e komplikuar këto ditë do të vazhdojë të na sfidojë gjatë punës sonë në parashikimet afatgjata, por ne do të jemi duke e përcjelle evoluimin e gjendjes sinoptike dhe sigurisht se do tu njoftojmë me kohë.

Një është e sigurt se na presin reshje të dendura atmosferike në tërë rajonin herë pas here, veçanërisht në Shqipëri dhe Mal të Zi, por duke mos përjashtuar as Kosovën dhe Maqedoninë Veriore dhe këto reshje mund të shkaktojnë edhe probleme./Meteoballkan


Related Posts

Një avion privat me 8 persona në bord rrëzohet në aeroportin e Maineit mes stuhisë së borës në SHBA
Botë

Një avion privat me 8 persona në bord rrëzohet në aeroportin e Maineit mes stuhisë së borës në SHBA

26/01/2026 | 09:17
Moti për ditën e sotme
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e hënë

26/01/2026 | 08:29
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!
Kosovë

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën,!

25/01/2026 | 23:47
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲