• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Javë pak më e ngrohtë, por ende jo-stabile, fundjava me mundësi për vapë dhe stuhi të izoluara!

Javë pak më e ngrohtë, por ende jo-stabile, fundjava me mundësi për vapë dhe stuhi të izoluara!

26/05/2025 | 16:08
Çmimet e derivateve për sot

Caktohen çmimet e derivateve për sot dhe nesër

02/08/2026 | 09:12

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e diel

02/08/2026 | 08:49
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (02.08.2026.) e diele

01/08/2026 | 23:13
​Nis aksion në kërkim të dy motoristëve të humbur në zonën e Jezercit

​Nis aksion në kërkim të dy motoristëve të humbur në zonën e Jezercit

01/08/2026 | 22:26
Danubi në Serbi në nivel kritik

Danubi në Serbi në nivel kritik

01/08/2026 | 21:13
Vdes tragjikisht legjenda e alpinizmit, orteku iu merr jetën edhe nëntë personave të tjerë në ekspeditë

Vdes tragjikisht legjenda e alpinizmit, orteku iu merr jetën edhe nëntë personave të tjerë në ekspeditë

01/08/2026 | 18:15
Moti për sot dhe ditët në vijim

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

01/08/2026 | 10:03
Çmimet e derivateve për sot

Rritet çmimi i naftës

01/08/2026 | 09:03

Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 02-04 Gusht!

31/07/2026 | 22:54
Moti për sot dhe ditët në vijim – e hënë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (01.08.2026.) e shtunë

31/07/2026 | 22:47
Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, pamjet bëhen virale

Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, pamjet bëhen virale

31/07/2026 | 10:59
Çmimet e derivateve për sot

Çmimi i naftës për sot

31/07/2026 | 09:03
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Javë pak më e ngrohtë, por ende jo-stabile, fundjava me mundësi për vapë dhe stuhi të izoluara!

Foto: Wxcharts.com

Javë pak më e ngrohtë, por ende jo-stabile, fundjava me mundësi për vapë dhe stuhi të izoluara!

26/05/2025 | 16:08
2.3k
Shpërndarje
6.5k
Shikime
Shpërndaje

Vera po afrohet dhe Afrika veriore ka filluar të aktivizohet me disa sinjale serioze, por edhe këtë javë mos prisni ndonjë vapë verore, ngase në viset tona do të vazhdojnë rrymimet e freskëta ajrore nga veriu e veriperëndimi.

Më shumë intervale kohore me diell priten gjatë kësaj jave të mirëseardhura pas një vikendi me mot shumë të ftohtë dhe zymtë.

Fillimi i javës po karakterizohet me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Cikloni apo presioni i ulët po largohet thellë në lindje të Kontinentit dhe në Rusi. Në anën tjetër kemi anticiklonin e Azoreve i cili fillon të zgjerohet nga Franca në Mesdheun perëndimore dhe disa pjesë tjera të Evropes, por njëkohësisht fronte të reja të frohta ajrore nga veriu dhe Evropa qendrore depërtojnë në Ballkan duke mbajtur motin jo stabil.

Këto jo-stabilitete nuk do të jenë shumë të përhapura dhe do të jenë të karakterit lokal gjatë kësaj jave, pra vende-vende do të shoqërohen me rrebeshe kalimtare shiu e në shumë rajone vetëm me ulje të përkohshme të temperaturave.

E Marta dhe e Mërkura vijojnë me diell, vranësira dhe zhvillime të rrebesheve të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë vetëm në rajone kryesisht më të theksuara në rajonet kodrinore-malore.

Fronti i ftohtë 

Një front i ftohtë dukshëm më i fuqishëm pritet të arrijë të Enjten nga veriu e veriperëndimi me shtim masiv të vranësirave dhe reshje shiu e rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Këto reshje mund të përfshijnë pjesën më të madhe të viseve tona. Temperaturat do të shënojnë ulje por jo për shumë gjatë.

Zgjerimi i anticiklonit të Azoreve dhe Afrika veriore

Nga Atlantiku në Francë dhe Mesdhe do të kemi ekspansionin anticiklonik nga Azoret, ndërsa diku kah dita e Premte ky anticiklon afrohet dhe depërton edhe në Ballkan, duke mundësuar ajrin e nxehtë afrikan të depërtojë në disa pjesë të Evropes dhe pastaj edhe në drejtim të Ballkanit, por nga periferia e këtyre masave ajrore mund të kemi ardhjen e një sasie të vogël ajrore jo-stabile. Si pasojë temperaturat do të fillojnë të rriten ndjeshëm, por me mundësi për zhvillimin e ndonjë stuhie të izoluara orëve të pasdites apo mbrëmjes.

Pra, edhe një javë jo tërësisht stabile, por pak më e ngrohtë. Presim më shumë intervale kohore me diell, por edhe vranësira e rrebeshe të izoluara shiu. Më shumë rrebeshe shiu të Enjten.

Temperaturat do të vazhdojnë të pësojnë luhajte të shpeshta, por në fundjavë me rritje stabile të temperaturave që mund të arrijnë deri në 30 gradë Celsius maksimalja.

Fundjava vjen me stabilizim të motit dhe rritje të ndjeshme të temperaturave që mund të jetë hyrje për një valë potencialisht të fuqishme nxehtësie verore, por kjo mbetet të vrojtohet./MeteoBallkan

 

 

Rekomandime

Çmimet e derivateve për sot
Lajme

Caktohen çmimet e derivateve për sot dhe nesër

02/08/2026 | 09:12
Kosovë

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e diel

02/08/2026 | 08:49
Parashikimi i motit për sot – e enjte
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (02.08.2026.) e diele

01/08/2026 | 23:13
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲