Lumi Sitnica ka marrë pamje të çudtishme.
Ai është bërë totalisht i gjelbër.
Pamjet i ka publikuar në Facebook, fotografi Arian Mavriqi, duke thënë se kësi lumi nuk ka parë ndonjëherë.
E tërë kjo vjen si pasojë e ndotjes së madhe.
Sitnica konstatohet se është ndër lumenjtë më të ndotur rëndë në Kosovë duke rrezikuar seriozisht botën e gjallë në të.
Me gjendjen e Sitnica, që paraqet rrezik për botën e gjallë ka pasur disa herë alarmime, por asnjëherë nuk janë ndërmarrë masa adekuate.