Reshjet e shiut herë pas here dhe vende-vende do të jenë prezente gjatë ditës së sotme, kryesisht në mëngjes dhe paradite. Edhe pasdite priten reshje apo riga të lokalizuara shiu të përcjellura edhe me erëra veriore dhe veriperëndimore.
Në Shqipëri do të mbajë mot i ndryshueshëm, vende -vende me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Në jug dhe juglindje të vendit priten rrebeshe lokale shiu të përcjellura me vetëtima dhe bubullimë.
Edhe në Maqedoninë e Veriut po ashtu mot i ndryshueshëm dhe me mundësi për riga lokale shiu.
Të Premten në tërë rajonit mot me intervale të gjata kohore me diell por edhe me zhvillim vranësirash. Reshjet atmosferike nuk priten më për shkak të shtrirjes së masave të thata anticiklonike mbi rajonin tonë.
Gjatë fundjavës pritet ngritje graduale e temperaturave por do të kemi edhe vranësira kalimtare, sidoqoftë do të kemi mot më stabil dhe më të nxehtë./Meteoballkan