• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Moti gjatë kësaj jave, dominim anticiklonik, mundësi për një front të fuqishëm të ftohtë ajror krejt në fundjavë!

Moti gjatë kësaj jave, dominim anticiklonik, mundësi për një front të fuqishëm të ftohtë ajror krejt në fundjavë!

10/11/2025 | 11:30

Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën

17/11/2026 | 23:38
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.11.2026.) e mërkurë

17/11/2026 | 23:32
72 orë pa ndihmë: Si po synon BE-ja t’i përgatitë europianët për raste krizash

72 orë pa ndihmë: Si po synon BE-ja t’i përgatitë europianët për raste krizash

17/11/2026 | 11:02
Alpet përfshihen nga reshje intensive bore

Alpet përfshihen nga reshje intensive bore

17/11/2026 | 09:25

KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën, 17 nëntor!

17/11/2026 | 00:32
Moti javor, ngrohtë për këtë periudhë të vitit, por pritet javë mjaft jo-stabile!

Moti javor, ngrohtë për këtë periudhë të vitit, por pritet javë mjaft jo-stabile!

17/11/2026 | 00:18
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (17.11.2026.) e martë

16/11/2026 | 22:45
ZRRE-ja merr vendim, rryma shtrenjtohet për 16 përqind

Qeveria shpall masa emergjente për furnizimin me rrymë për një periudhë dy mujore

16/11/2026 | 18:57
Stuhitë atlantike vazhdojnë të godasin Evropën, reshje të reja priten gjatë javës

Stuhitë atlantike vazhdojnë të godasin Evropën, reshje të reja priten gjatë javës

16/11/2026 | 10:52
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

16/11/2026 | 09:05
Drutë dhe peleti humbin fuqinë ngrohëse nëse nuk ruhen siç duhet – gabimet që ju kushtojnë shtrenjtë gjatë dimrit

Drutë dhe peleti humbin fuqinë ngrohëse nëse nuk ruhen siç duhet – gabimet që ju kushtojnë shtrenjtë gjatë dimrit

16/11/2026 | 08:04

KEDS tregon për punime në rrjet në fillim të javës së re!

15/11/2026 | 23:39
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Moti gjatë kësaj jave, dominim anticiklonik, mundësi për një front të fuqishëm të ftohtë ajror krejt në fundjavë!

Moti gjatë kësaj jave, dominim anticiklonik, mundësi për një front të fuqishëm të ftohtë ajror krejt në fundjavë!

10/11/2025 | 11:30
2k
Shpërndarje
5.7k
Shikime
Shpërndaje

Shirat që po bijnë këto ditë do të pushojnë gjatë paradites së martës, por deri atëherë priten reshje shiu të cilat në shumë rajone do të jenë intensive dhe në formë të rrebesheve me vetëtima dhe bubullimë.

Këto shira janë jashtëzakonisht të mirëseardhura pas një vere jashtëzakonisht të gjatë dhe të thatë.

Cikloni nga Mesdheu po kontrollon sot motin në rajonin tonë duke sjellë vranësira të dendura dhe reshje shiu të cilat pritet të rifillojnë nga çasti në çast dhe pritet të fuqizohen orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Në Shqipëri priten stuhi lokale me vetëtima dhe bubullimë. Në Kosovë kryesisht shi, por mund ndodhë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë në mbrëmje.

Fuqizimi anticiklonik

Nga e marta në viset tona do të fillojë të fuqizohet masa ajrore anticiklonike e cila po ashtu vjen nga Mesdheu dhe për këtë arsye do të kemi edhe disa ditë relativisht të ngrohta në këtë fund-vjeshtë.

Si pasojë vranësirat do të fillojnë të shpërndahen të martën dhe reshjet do të pushojnë. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta lokale, por pa reshje atmosferike. Temperaturat do të jenë paksa më të ulëta pas frontit të ftohtë që largon ciklonin mesdhetar dhe rrit presionin atmosferik.

Por, temperaturat do të rikuperohen menjëherë sepse anticikloni nga Mesdheu do të stabilizojë atmosferën dhe do të mundësojë depërtimin e masave relativisht të ngrohta nga Mesdheu në drejtim të rajonit tonë gjatë javës. Netët dhe mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta, me mundësi për mjegull dhe ngrica afatshkurtra në disa rajone, por asgjë që i ngjason dimrit.

Ditët do të jenë kryesisht me diell, me vranësira kalimtare e lokale, por pa reshje atmosferike. Kështu parashihet që nga e marta deri të shtunën. Temperaturat do të shënojnë rritje dhe maksimalet mund të shkojnë prapë mbi 15 gradë Celsius.

Më së ngrohti pritet të jetë të Premten dhe të Shtunën me temperatura maksimale që mund të afrohen te shifra 20.

Të shtunën do të kemi afrimin e një fronti të fuqishëm të ftohtë ajror nga veriperëndimi i cili mund të arrijë të dielën me reshje lokale shiu e bore dhe ulje të ndjeshme të temperaturave, por kjo mbetet të shihet nga evoluimi i gjendjes së përgjithshme sinoptike.

Pra, nga nesër deri të shtunën na pret mot kryesisht stabil, nën dominim të plotë anticiklonik priten shumë rreze diellore. Të dielen ka mundësi apo potencial për një front të fuqishëm të ftohtë ajror.

Ndryshime në parashikim nuk do të ketë deri në fundjavë, por fundjava është pak e ndërlikuar dhe mund të ndodhin ndryshime të cilat do ti tregojmë në postimet tona të përditshme gjatë javës në MeteoBallkan

Rekomandime

Kosovë

Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën

17/11/2026 | 23:38
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.11.2026.) e mërkurë

17/11/2026 | 23:32
72 orë pa ndihmë: Si po synon BE-ja t’i përgatitë europianët për raste krizash
Botë

72 orë pa ndihmë: Si po synon BE-ja t’i përgatitë europianët për raste krizash

17/11/2026 | 11:02
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲