Masa mjaft të fuqishme ajrore ciklonike nga Oqeani Atlantik do të ndikojnë në Evropë mjaft fuqishëm gjatë kësaj jave dhe si pasojë këto masa ajrore mjaft jo-stabile do të trazojnë fuqishëm edhe Mesdheun dhe shpeshherë edhe Gadishullin Ballkanik.
Gjatë tërë javës në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me periudha me diell, vranësira të shpeshta, reshje të shpeshta lokale. Nuk do të mungojnë erërat e fuqishme dhe ndonjë stuhi të fuqishme dhe normalisht disa rajone do të përfitojnë reshje të mëdha atmosferike.
Rrymimet ajrore gjatë gati tërë javës do të jenë relativisht të ngrohta nga Mesdheu e Afrika veriore. Ndonjëherë do të ketë temperatura të larta duke pas para sysh se jemi duke shkuar në fund të Nëntorit.
E Hëna shkaktoi reshje intensive shiu në shumë pjesë të Kosovës, Shqipërisë dhe rajonit.
Të martën na pret mot më i ngrohtë dhe me pak reshje atmosferike. Temperaturat do të shënojnë rritje në të gjitha viset ngase do të kemi më shumë periudha me diell.
Parametri i erës do të fuqizohet nganjëherë gjatë javës për shkak të sistemeve të fuqishme ciklonike në Evropë. Kur këto sisteme afrohen atëherë shkaktojnë destabilizim të fuqishme të amtosferës në viset tona me erëra lokalisht të fuqishme dhe stuhi lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Këto manifestime meteorologjike janë plotësisht normale, prandaj kujdes nga kush i merrni informacionet. Gjithmonë kanë ekzistuar dhe gjithmonë do të ekzistojnë periudha me mot më të ashpër, prandaj të gjitha janë në suaza të normales dhe brenda konditave normale klimatologjike.
Sidoqoftë, të mërkurën na pret mot më jo-stabil, me periudha me diell, reshje lokale e erëra nganjëherë të fuqishme.
Të enjten një ciklon shumë i fuqishëm do të përfshijnë Ballkanin verioe me stuhi të fuqishme lokale sikur në “pikun” e verës. Si pasojë e këtij sistemi të fuqishëm edhe në viset tona do të ketë destabilizim, me reshje e rrebeshe lokale, ndërkohë që vazhdojnë temperaturat e larta për këtë periudhë kohore.
Të Premten na pret mot me intervale me diell e vranësira lokale. Ka mundësi për reshje të dobëta dhe të izoluara.
Për fundjavë na pret mot me ulje të temperaturave, por jo shumë të theksuara. Pritet të kemi reshje të karakterit lokal. Të dielën sipas të gjitha gjasave na pret mot më i qetë e më stabil.
Pra, të gjitha ngapak edhe këtë javë, por disa zona do të përfitojnë reshje të dendura sidomos veriu i Shqipërisë e jugu i Malit të Zi. Reshje të herëpashershme do të ketë edhe në Kosovë. Po ashtu do të ketë edhe erëra të fuqishme të cilat ndonjë ditë mund të shkaktojnë edhe ndonjë dëm material. Temperaturat gjatë tërë javës do të jenë mbi vlerat mesatare për këtë periudhë kohore. Vetëm në kohën e reshjeve ato do të jenë më të ulëta.
Për shkak të ndikimit të sistemeve të fuqishme ciklonike gjatë javë priten edhe ndryshime në parashikim të motit dhe për çdo ndryshim eventual do të njoftoheni në postimet tona të përditshme./MeteoBallkan
















