Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot i ftohtë në mëngjes dhe me intervale me diell gjatë paradites, por shum shpejt vranësira të reja do të përfshijnë vendin e orëve të pasdites e mbrëmjes parashihet të ketë reshje të reja shiu në gati tërë Kosovën.
Temperaturat në mëngjes parashihet të zbresin deri në -2 apo -3 gradë Celsius në disa rajone, kurse gjatë ditës maksimalja pritet të arrijë deri në 12 gradë Celsius.
Në Shqipëri po ashtu nesër pritet që vranësira të reja të përfshijnë vendit dhe reshje të reja shiu do të vijnë nga deti dhe pastaj do të përfshijnë gati tërë vendin. Vende-vende në territorin shqiptar priten rrebeshe më intensive me vetëtima dhe bubullimë. Në mbrëmje vonë rrebeshe mjaft intensive pritet të ketë në veri e veriperëndim të Shqipërisë dhe në jug të Malit të Zi.
Reshje lokale shiu pritet të fillojnë më vonë edhe në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës.
Edhe dita e hënë do të jetë mjaft jo-stabile me vranësira të shpeshta dhe me reshje të shpeshta shiu. Rrebeshe intensive prapë do të ketë në shumë pjesë të Shqipërisë por me intensitet të madh në veri e veriperëndim të vendit ku mund të ketë përkeqësim me vërshime. Reshje të dendura shiu pritet të përfshijnë edhe shumë pjesë të Kosovës pasditen dhe mbrëmjen e së hënës.
Të martën do të ketë zvogëlim të intensitet të reshjeve, por prapëseprapë priten reshje lokale vetëm në disa zona, ndërsa të mërkurën reshje të reja shiu priten të përfshijnë prapë pjesë të Shqipërisë e Kosovës.
Rrymimet ajrore do të jenë kryesisht nga jugu e perëndimi gjatë ditëve të ardhshme prandaj reshjet të gjitha do të jenë në formë shiu e borë vetëm në malet më të larta ndonjëherë./MeteoBallkan
















