I ftohti që përfshiu Evropën dhe Ballkanin veri-perëndimor, fatmirësisht nuk kapi territoret tona me tërë potencialin e tij sikur në Evropë dhe disa pjesë të Ballkanit ku gjatë mëngjesit të sotëm pati acar të fortë. I ftohti depërtoi pjesërisht dhe shumë shkurt pritet të largohet menjëherë. Vetëm mëngjesi i nesërm (e martë) ka potencial real për ngrica në disa pjesë të Kosovës, ngase gjatë pritet të ketë kthjellim të motit. Temperaturat minimale mund luhaten nga 0 deri -2 gradë Celsius gradë Celsius kryesisht në viset pak më të larta, por duke mos përjashtuar edhe disa vise të ulëta.
Nga dita e nesërme rritje e temperaturave dhe dielli do të rikthehet përsëri, për të rritur temperaturar mbi 20 gradë Celsius të mërkurën e cila do të jetë ditë e ngrohtë pranverore me shumë rreze diellore dhe erëra jugore.
Të enjtën na pret një ditë me reshje të herëpashershme shiu dhe gjasa për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat shënojnë ulje të përkohshme, për tu rritur përsëri nga e premta. Të premtën dhe të shtunën pritet mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë pranveror, me fuqizim gradual të erërave jugore. Ditën e fundit të javës mund të kemi shtim të konsiderueshëm të vranësirave dhe mundësi për reshje shiu./MeteoBallkan