Gjatë kësaj jave na pret mot i ndryshueshëm dhe me rrebeshe të shpeshta shiu kryesisht pasditeve, por mbetet i ngrohtë. Edhe pse priten rrebeshe të shpeshta, temperaturat nuk shënojnë ulje të ndjeshme, përpos në kohën e rrebesheve dhe ndonjë stuhie eventuale. Në viset bregdetare priten më shumë intervale me diell, por nganjëherë edhe atje priten vranësira dhe ndonjë stuhi ose rrebeshe kryesisht afatshkurtër.
Për shkak të intervaleve të gjata kohore me diell dhe lagështisë së ajrit pritet të jetë mjaft zagushi sidomos në fillim të javës. Nga mesi i javës zagushia pritet të larohet gradualisht.
Rrebeshet më të fuqishme gjatë kësaj jave priten në territorin e Republikës së Kosovës dhe disa viseve kontinentale të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
Gjatë mesit të javës ose në fillim të muajit Shtator priten ulje paksa më të ndjeshme të temperaturave në viset tona kontinentale për shkak të ardhjes së një fronti të ftohtë atmosferik. Edhe bregdeti mund të përfshihet nga rrebeshe të fuqishme, por kalimtare. Në bregdet ulje më të lehta të temperaturave, por gjatë ndonjë rrebeshi ose stuhie evenetuale priten ulje më të ndjeshme të cilat me kalimin e stuhitë rikthehen në vlera normale.
Pra, para nesh një javë me mot mjaft të ndryshueshëm, me intervale kohore me diell, vranësira të shpeshta, rrebeshe shiu, stuhi dhe shtrëngata lokale, ulje kryesisht të lehta të temperaturave pak më të theksuara në viset kontinentale të Kosoves. Në bregdet më shumë intervale me diell dhe më pak rrebeshe shiu.
Disa vise të Republikës së Kosovës mund të vërshohen për shkak të rrebesheve intensive dhe lëvizjes së ngadalshme të sistemeve të vranësirave të cilat pritet të sjellin reshje të shumta në lokacione të njëjta./MeteoBallkan