• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Moti javor, pas nxehtësisë ekstreme dhe thatësisë, pastaj reshjeve të dendura: si vazhdon situata sinoptike?

Moti javor, pas nxehtësisë ekstreme dhe thatësisë, pastaj reshjeve të dendura: si vazhdon situata sinoptike?

16/09/2024 | 12:44
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot – e diel

17/05/2026 | 08:55
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (03.09.2020) E Enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (17.05.2026.) e diele!

17/05/2026 | 00:11
Mali i Zi premton çmime të lira për pushuesit kosovarë

Ulqini me rregulla të reja për turistët

16/05/2026 | 19:45
Mot i stuhishëm në Shqipëri, paralajmërohet rrezik për përmbytje në tri qarqe

Mot i stuhishëm në Shqipëri, paralajmërohet rrezik për përmbytje në tri qarqe

16/05/2026 | 19:15
Paqësori po ngrohet me shpejtësi, një nga El Niño-t më të fortë në histori mund të zhvillohet këtë vit

Paqësori po ngrohet me shpejtësi, një nga El Niño-t më të fortë në histori mund të zhvillohet këtë vit

16/05/2026 | 16:10
Publikohen çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e derivateve për sot

16/05/2026 | 09:06
Parashikimi i motit për sot – e shtunë

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

16/05/2026 | 08:46
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS njofton për orarin e punimeve në rrjet të shtunën!

15/05/2026 | 23:27
Gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë kur ka vetëtima

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (16.05.2026.) e shtunë

15/05/2026 | 22:41
Cikloni dhe fronti i ftohtë me reshje vjen në Ballkan!

Cikloni dhe fronti i ftohtë me reshje vjen në Ballkan!

15/05/2026 | 15:45
Ballkani nën rrezikun e stuhive dhe motit ekstrem, gjatë fundjavës

Ballkani nën rrezikun e stuhive dhe motit ekstrem, gjatë fundjavës

15/05/2026 | 12:52
Ky është çmimi i naftës për sot

Publikohen çmimet e derivateve për sot

15/05/2026 | 09:39
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Moti javor, pas nxehtësisë ekstreme dhe thatësisë, pastaj reshjeve të dendura: si vazhdon situata sinoptike?

Imazhi nga Windy

Moti javor, pas nxehtësisë ekstreme dhe thatësisë, pastaj reshjeve të dendura: si vazhdon situata sinoptike?

16/09/2024 | 12:44
1.8k
SHARES
5.3k
VIEWS
Shpërndaje

Vera iku përfundimisht dhe temperaturat u ulën pas nxehtësisë së madhe e cila zgjati më shumë se tre muaj. Edhe situata hidrologjike u përmirësua dukshëm pas reshjeve intensive të ditëve të kaluara, prandaj punët bujqësore vjeshtore mund të kryhen në mënyrën më të mirë, megjithatë duhet pritur tharja e tokës e cila mund të vonojë nëse reshjet eventuale përsëriten.

Pas reshjeve të dendura të së dielës atmosfera është qetësuar dhe sot (e Hënë) kemi intervale kohore me diell. Temperaturat po fillojnë të rriten, ndërsa gjatë ditës nuk pritet ndonjë ndryshim i motit. Pra, vazhdojnë alternimet mes vranësirave e intervaleve kohore me diell, ndërsa mund të ketë edhe ndonjë reshje afatshkurtër, lokale shiu në disa rajone të caktuara.

Përkundër pushimit të reshjeve mbi territoret tona po vazhdojnë të qarkullojnë masat ajrore ciklonike, prandaj reshjet e shiut pritet të vijnë apo paraqiten prapë herë pas here gjatë kësaj jave. Mesdheu pritet të jetë mjaft aktiv me masa ajrore ciklonike dhe për këtë arsye priten vranësira të shpeshta nga Mesdheu që vijnë në Shqipëri, pastaj edhe Kosovë dhe Maqedoninë Veriore. Edhe pse temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, shpeshherë presim vranësira të dendura me reshje të herëpashershme shiu e nganjëherë priten edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Gjatë tërë javës pothuajse çdo ditë priten reshje lokale shiu, të herëpashershme. Më shumë reshje shiu priten orëve të pasdites dhe mbrëmjes sidomos të mërkurën dhe të enjten dhe të Premten. Reshjet të shpeshta priten në bregdet në formë të rrebesheve të shiut me vetëtima dhe bubullimë.

Pra, para nesh një javë me mot mjaft të ndryshueshëm, me intervale të shpeshta kohore me diell, por edhe vranësira të shpeshta e reshje-rrebeshe lokale shiu. Reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse, por prezente në shumë rajone sidomos orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Më së shumti reshje priten të Mërkurën, Enjten dhe të Premten,. Njëkohësisht temperaturat shënojnë rritje të lehta sepse mes reshjeve parashihen intervale të shpeshta kohore me diell. Maksimalet në Kosovë nga 20 deri në 24 gradë Celsius, kurse në Shqipëri deri në 26 apo 27 gradë Celsius. Këto vlera maksimale të temperaturave do të pengohen shpeshherë nga vranësirat e rrebeshet e shiut.

Këto ishin disa informata për motin gjatë kësaj jave. Ndryshime kryesisht të vogla gjithsesi se mund të ketë. Për çdo ndryshim eventual do të njoftoheni me kohë në postimet tona të përditshme e sidomos në Rubrikën “Moti nesër dhe ditëve në vazhdim” që e postojmë çdo mbrëmje vonë dhe mëngjes herët./MeteoBallkan

Related Posts

Parashikimi i motit për sot – e diel
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e diel

17/05/2026 | 08:55
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (03.09.2020) E Enjte
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (17.05.2026.) e diele!

17/05/2026 | 00:11
Mali i Zi premton çmime të lira për pushuesit kosovarë
Lajme

Ulqini me rregulla të reja për turistët

16/05/2026 | 19:45
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲