Java që po hymë po karakterizohet me mot stabil, të freskët, me mëngjese të ftohta dhe vende-vende me mjegull, ndërsa gjatë ditëve do të kemi intervale të herëpashershme kohore diellore. Këto kushte sinoptike janë si pasojë e dominimit të plotë të fushave të fuqishme ajrore të thata anticiklonike.
Për shkak masave të fuqishme ajrore stabile anticiklonike pritet edhe përkeqësim i cilësisë së ajrit gjatë kësaj jave. Po ashtu gjatë kësaj jave do të kemi paraqitjen e shpeshtë të mjegullës, veçanërisht gjatë orëve të natës dhe orëve të hershme të mëngjesit.
Temperaturat maksimale do të fillojnë të shënojnë ulje graduale duke filluar nga dita e marte për shkak të depërtimit gradual të masave pak të ftohta ajrore nga verilindja dhe lindja e Kontinentit, megjithatë nga e enjta dhe e premtja përsëri priten ngritje të lehta të temperaturave.
Për fundjavë (të shtunën) ka gjasa që në disa rajone të kemi reshje kalimtare shiu, por temperaturat nuk do të pësojnë ndonjë ndryshim të madh.
Ishte ky parashikimi i motit për këtë javë dhe nëse eventualisht kemi ndonjë ndryshim, ne do tu njoftojmë në postimet tona të përditshme./Meteoballkan