Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë. Gjatë mëngjesit të hershëm priten vranësira dhe ndonjë rigë sporadike e dobët shiu. Gjatë ditës pritet mot i kthjellët me temperatura maksimale rreth 14 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe rajon nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë. Vranësira të pakta lokale priten gjatë mëngjesit dhe paradites.
Të shtunën edhe më ngrohtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale të cilat do të vijnë duke u shtuar gradualisht. Erërat jugore dhe jugperëndimore do të vijnë duke u fuqizuar po ashtu gradualisht.
Të dielen na pret mot kryesisht i vranët dhe herë pas here priten edhe reshje lokale shiu. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta.
Përkeqësim më i theksuar i motit pritet natën mes së hënës dhe së martës kur priten reshje shiu të cilat shkurtimisht pritet të shëndrrohen në reshje bore./MeteoBallkan