Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot i kthjellët dhe mjaft i nxehtë, me temperatura maksimale të cilat pritet të lëvizin nga 32 deri në 36 gradë Celsius. Në orët e mesdites parashihen nivele të larta të rrezeve UV, prandaj apelohet për kujdes të shtuar sidomos për fëmijët, personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën Lindore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat pritet të arrijnë deri në 35 gradë Celsius, ndërsa në zonat më të nxeta të rajonit edhe më lartë.
Të premtën pritet kulminacioni i të nxehtit ekstrem. Temperaturat maksimale pritet të lëvizin nga 35 deri në 39 gradë Celsius, madje në ndonjë zonë ato mund të prekin shifren 40 gradë Celsius në nivel rajonal. Pasdite priten disa zhvillime kryesisht në disa zona kodrinore-malore ku ka gjasa për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Të shtunën destabilizim i motit. Priten intervale të gjata kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Temperaturat shënojnë ulje sidomos në kohën e rrebesheve.
Sipas ecurive aktuale sinoptike nga e diela pritet të kemi mot të ndryshueshëm. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në bregdet më shumë intervale me diell, por edhe atje ndonjëherë priten vranësira dhe rrebeshe ose ndonjë shtrëngatë kryesisht afatshkurtër shiu. Në zonat kontinetale priten rrebeshe të shpeshta shiu./MeteoBallkan