Të enjten në Kosovë pritet të mbajë mot me diell e vranësira dhe erëra të fuqishme jugore e perëndimore sidomos orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Gjatë ditës priten intervale me diell sidomos paradite, pastaj shtim i vranësirave e vende-vende reshje-rrebeshe shiu.
Erërat do të vinë duke u fuqizuar sidomos orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Pasdite vonë dhe në mbrëmje intensifikim i reshjeve lokale të shiut dhe fuqizimi i erërave të cilat në disa rajone mund të jetë mjaft të fuqishme dhe ka gjasa që të shkaktojnë dëme materiale.
Erërat më të fuqishme priten në Dukagjin, Drenicë, Llap e Mitrovicë dhe zonat afër. Më pak erëra priten në juglindje në shtirje territoriale në drejtim të lindjes, megjithatë nuk duket anashkaluar sepse mund të ndodhin ndryshime me ndonjë zhvillim konvektiv apo frontal. Në mbrëmje vonë vende-vende priten edhe stuhi me vetëtima e bubullimë.
Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, por edhe intervale të shkurtra kohore me diell. Pasdite rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë në veri e veriperëndim të vendit e më vonë edhe në qendër të Shqipërisë. Në mbrëmje vonë ose kah mesnata edhe në jug të Shqipërisë. Edhe në Shqipëri priten stuhi të fuqishme orëve të mbrëmjes dhe natës.
Erëra të fuqishme nesër priten edhe në shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut sidomos orëve të mbrëmjes me rrebeshe lokale.
Stuhi të fuqishme me rrebeshe masive nesër priten edhe në Mal të Zi, kurse reshje më të pakta në Luginë të Preshevës.
Të premten në Kosovë na pret mot me më shumë diell, por nuk do të mungojnë erëra fuqishme prapë sidomos në pjesët qendrore të Kosovës, pastaj pjesë të Dukagjinit, Llapit, Gollakut, Mitrovicës e Drenicës.
Në Shqipëri të Premten më shumë vranësira e rrebeshe të izoluara.
Fundjava pak me ulje të lehta të temperaturave e orëve pasdites e mbrëmjes me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në viset malore reshje bore. Të dielën vonë prapë shtim i vranësirave dhe reshje shiu të cilat do të intensifikohen gjatë natës dhe mëngjesit në të hënën./MeteoBallkan
















