Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat në jug dhe juglindje të vendit mund të kushtëzojnë ndonjë rigë ose rrebesh shiu me vetëtima dhe bubullimë. Edhe në viset tjera mund të ketë ndonjë zhvillim sporadik, por në përgjithësi nuk priten reshje.
Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Pasdite në lindje dhe juglindje të vendit mund të ketë gjasa për ndonjë rrebesh shiu me vetëtima dhe bubullimë. Mot jo-stabil nesër pritet të mbajë në territorin e Maqedonisë së Veriut ku pasdite pritet të ketë zhvillime të fuqishme të vranësirave të shiut të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, por prapë nuk priten reshje në tërë territorin. Rrebeshe të izoluara nesër mund të ketë edhe në ndonjë rajon të Luginës së Preshevës, por në përgjithësi pritet mot pa reshje sikurse edhe në Mal të Zi.
Nga e diela deri të mërkurën na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Të martën pasdite pritet destabilizim i motit në Mal të Zi dhe disa vise të Kosovës, ndërsa të mërkurën edhe në Shqipëri./Meteoballkan