Sonte do të fillojnë reshjet e borës në shumicën e territorit të Republikës së Kosovës por nuk priten reshje të mëdha. Reshje pak më intensive priten në viset kodrinore malore dhe juglindje të vendit.
Nesër në Kosovë do të mbajë mot tërësisht i vranët dhe mjaft i ftohtë, me erëra mjaft të ftohta verilindore. Reshjet e bores do të ndërpriten në shumicën e territorit për të rifilluar përsëri gjatë natës.
Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot tërësisht i vranët dhe me reshje bore. Në bregdet do të jetë kryesisht thatë.
Të martën dhe të mërkurën në tërë rajonin do të kemi mot të ftohtë dhe me reshje të herëpashershme të borës. Reshje më intensive bore priten në viset kodrinore-malore si dhe në juglindje të Kosovës.
Nga e ënjta do të ketë ngritje të lehta të temperaturave por do të vazhdojë të mbajë mot tërësisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu, shqote dhe bore./Meteoballkan