Nesër në Kosovë pritet të kemi stabilizim të atmosferës. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës priten rreze diellore dhe vranësira lokale ditore. Nuk priten reshje atmosferike. Do ketë erëra kryesisht nga veriu të freskëta sidomos në viset kontinetale.
Temperaturat pritet të lëvizin nga 9 minimalja deri në 26 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe ,vranësira lokale ditore. Mëngjesi do të jetë i freskët e në disa vise kontinentale edhe i ftohtë, kurse dita me stabilizim dhe intervale të gjata kohore me diell. Në perëndim të Shqipërisë edhe nxehtë.
Të dielën na pret mot më i nxehtë dhe më shumë periudha me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme, ndërsa erërat do të ndryshojnë drejtim dhe do të fillojnë të fryjnë nga jugu dhe jugperëndimi. Pasdite vonë në në disa zona të izoluara shtim i vranësirave dhe mundësi për ndonjë rrebesh të izoluar me vetëtima dhe bubullimë.
Gjatë natës mundësi për destabilizim të fuqishëm të motit sidomos në veri e veriperëndim të Shqipërisë dhe Mal të Zi duke mos përjashtuar edhe pjesë të Kosovës, priten stuhi e shiu e rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan















