Sonte gjatë natës pritet të kemi shtim të vranësirave dhe riga lokale shiu kryesisht në Kosovë për shkak të depërtimit të një fronti të dobët të ftohtë ajror.
Nesër në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Do të ketë ulje të lehta të temperaturave për shkak të erërave veriore.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Priten ulje të lehta të temperaturave.
Ditëve të ardhshme na pret mot i ngjashëm, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore diellore dhe me ngritje të lehta të temperaturave ditore./Meteoballkan