Sot në Kosovë pritet të kemi mot më të nxehtë, me intervale kohore të gjata me diell dhe vranësira lokale. Pasdite priten zhvillime të vranësirave konvektive të cilat mund të kushtëzojnë rrebeshe lokale, afatshkurtra shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Në Shqipëri dhe rajon pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale. Pasdite pritet të ketë zhvillime të vranësirave konvektive të cilat vende-vende do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në bregdet dhe Ultësirën Perëndimore më shumë diell dhe mot stabil.
Për fundjavë na pret mot i nxehtë dhe me intervale të gjata kohore me diell. Pasditeve gjithnjë do të ketë gjasa për zhvillime të vranësirave të shiut të cilat vende-vende mund të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet nuk pritet të zgjasin shumë dhe do të jenë të karakterit tërësisht lokal.
Bazuar sipas ecurive aktuale sinoptike, fillimi i javës së re na sjellë intensifikim të rrebesheve të pasdites./MeteoBallkan