Përderisa reshjet dhe stuhitë e fuqishme po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë ende në Itali, në rajonin nuk ka depërtim të këtyre masave ajrore jostabile për shkak të anticiklonit të fuqishëm me qendër në Rusi.
Sot në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni do të mbajë mot stabil dhe mjaft i nxehtë mar parasysh periudhën kohore në të cilën gjendemi. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga ana e jugut. Do të ketë shumë rreze dielli por nganjëherë edhe vranësira të shtresave të larta atmosferike.
Të dielën do të kemi mot të ngjashëm sikur nesër, pra me diell dhe vranësira të pakta. Nuk do të kemi reshje dhe temperaturat do të jenë përafërsisht sikur sot. Mot i ngjashëm pritet edhe në fillim të javës së ardhshme me ulte të lehta të temperaturave.
Thatësia po vazhdon./Meteoballkan