Sot në Kosovë pritet të kemi mot të ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat vende-vende pritet të marrin karakter zhvillimi dhe të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Do të fryjnë erëra drejtimesh të ndryshme, por më së shumti nga jugperëndimi të cilat në disa vise mund të jenë paksa të fuqishme. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 28-29 gradë Celsius.
Në Shqipëri pritet mot me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Vende-vende priten riga lokale dhe rrebeshe të izoluara shiu me bubullimë.
Në Maqedoninë Veriore sot pritet të mbajë mot i nxehtë, me alternime mes vranësira dhe intervale kohore me diell. Vende-vende priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe lokale nesër priten edhe në Kosovën Lindore, ndërsa në Mal të Zi më qetë, me intervale kohore me diell vranësira dhe riga lokale shiu.
Të dielën pritet të kemi mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Pasdite në Kosovë priten reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe lokale priten edhe në Shqipëri, por jo të intensitetit të lartë. pastaj në Maqedoninë Veriore, Kosoven Lindore dhe Mal të Zi. Më së shumti reshje priten në Mal të Zi dhe Kosovë.
Nga e hëna përmirësim i motit, por njëkohësisht ulje e temperaturave. Stabilizimi i motit gjatë fillimit të javës tjetër sjellë temperatura të ulëta për viset tona kontinentale sidomos gjatë netëve dhe mëngjeseve, por të cilat pritet të rriten ndjeshëm gjatë mesjavës./MeteoBallkan