Departamenti i motoristëve i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim është angazhuar në një aksion kërkimi të dy motoristëve të humbur në zonën e Jezercës.
Nuk janë dhënë shumë detaje, por në njoftim është bërë e ditur se po bëhen kërkime intensive për lokalizimin e tyre.
“Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë intensivisht për lokalizimin e tyre. Shpresojmë që shumë shpejt motoristët të gjenden dhe të kthehen të sigurt”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.














