Kafshë të ngordhura janë parë nëpër rrugët e fshatit Makresh të Novobërdës.
Banorë të kësaj ane janë shprehur të shqetësuar nga veprimet e personave të panjohur, të cilët sipas tyre po i vrasin kafshët e po i hedhin në pjesë ku ka qarkullim të njerëzve.
Në rastin konkret një lexues, ka dërguar pamje nga toka e tij, ku shihet një dhelpër e ngordhur e vendosur në një pemë.
“Jemi shumë të shqetësuar kjo kafshë shihet se është e gjakosur, njerëzit kalojnë nëpër këtë pjesë – plus që është edhe krim se në çfarë gjendje është sjell kjo dhelpër”, ka thënë banori i kësaj ane për Insajderin.