• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Nxehtësi dhe stuhi të forta në pjesë të Evropës dhe Ballkanit!

Nxehtësi dhe stuhi të forta në pjesë të Evropës dhe Ballkanit!

15/07/2026 | 11:41

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten, 14 Gusht!

13/08/2026 | 23:09
​Nis aksion në kërkim të dy motoristëve të humbur në zonën e Jezercit

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (14.08.2026.) e Premte

13/08/2026 | 23:04
Super El Niño po vazhdon të forcohet me shpejtësi, del një parashikim për vjeshtë dhe dimër më ndryshe në Evropë

Super El Niño po vazhdon të forcohet me shpejtësi, del një parashikim për vjeshtë dhe dimër më ndryshe në Evropë

13/08/2026 | 10:08
Çmimet e derivateve për sot

Caktohet çmimi i naftës për sot

13/08/2026 | 08:48
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e martë

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e enjte

13/08/2026 | 08:06
Zhvillimet e sotme! E Mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (13.08.2026.) e enjte

13/08/2026 | 00:12

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten, 13 Gusht!

12/08/2026 | 23:54
Si mund ta “shkatërrojë” telefonin tuaj eklipsi diellor

Si mund ta “shkatërrojë” telefonin tuaj eklipsi diellor

12/08/2026 | 10:25
Çmimet e derivateve për sot

Çmimi i derivateve për sot

12/08/2026 | 08:42
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e hënë

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e mërkurë

12/08/2026 | 08:38
Sonte eklipsi i rrallë diellor, a do të shihet edhe në Kosovë e Shqipëri

Sonte eklipsi i rrallë diellor, a do të shihet edhe në Kosovë e Shqipëri

12/08/2026 | 08:10

KEDS tregon për punimet e planifikuara nesër, e mërkurë!

11/08/2026 | 22:57
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Nxehtësi dhe stuhi të forta në pjesë të Evropës dhe Ballkanit!

Nxehtësi dhe stuhi të forta në pjesë të Evropës dhe Ballkanit!

15/07/2026 | 11:41
2k
Shpërndarje
5.6k
Shikime
Shpërndaje

Masa shumë të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika verore kanë dërmuar shumë pjesë të Evropës këtë verë në veçanti Francën, pjesë të Gjermanisë, Zvicrës, Italisë e më pak Ballkanin dhe viset tona.

Kohëve të fundit po vërejmë tendencën e Atlantikut për të sjellë ajrin pak më të freskët në territorin e Evropës, por kjo tendencë mund të shoqërohet me stuhi të fuqishme shiu e breshëri siç ndoshi dje në veri të Gjermanisë dhe disa pjesë tjera të Evropës.

Sot atmosfera do të destabilizohet fuqishëm edhe në Francë ku në shumë pjesë të Francës do të krijohen disa sisteme të fuqishme të stuhive që lëvizin shumë shpejtë dhe prodhojnë energji të madhe në proces si erëra mjaft të fuqishme kalimtare, breshër të madh dhe mundësi edhe për tornado.

Atmosferë mjaft destabilzuese do të kemi edhe në shumë pjesë të Italisë veriore, jug të Gjermanisë, Zvicër dhe pastaj kjo masë mjaft jo-stabile ajrore do të fillojë të ndikojë edhe në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi e deri në pjesë të Kosovës, veriut të Shqipërisë e pjesë të Maqedonisë së Veriut. pra as ne nuk do të jemi imun nga këto zhvillime konvektive edhe pse në viset tona mund të jenë më pak violente, megjithatë në këto raste atmosfera mund të na surprizojë me ndonjë shtrëngatë të madhe lokale.

Stuhi superqelizore mund të krijohen në pjesë të Francës e Zvicrës, pastaj në pjesë të Italisë veriore, Sllovenisë ndërsa ditëve të ardhshme do të ketë destabilizim mjaft të fuqishëm edhe në Gjermani në shumë vise, ndërsa në jug atmosfera do të jetë gjithnjë e më jo-stabile deri në Serbi me potencial për stuhi superqelizore edhe në Bosnjë dhe Serbi gjatë fundjavës.

Rajonet e shënuara në hartë dhe të nënvizuara nën numrin 3 do të jenë më të rrezikuarat nga breshëri i madh dhe tornadot eventuale, ndërsa edhe rajonet me numrin 2 mund të përballen me stuhi të fuqishme. Ne do të jemi nën numrin 1, por me më pak mundësi për stuhi shumë të fuqishme, por kjo mbetet për tu parë.

Gjithsesi presim zhvillime edhe në viset tona, por jo sikur në pjesë të Evropës të potencuara në tekst dhe në hartë.

Rajonet bregdetare shqiptare shumë rrallë do të “preken” nga këto stuhi, ndërda bregdeti Adriatik në Slloveni dhe Kroaci mund të goditen nga stuhi të fuqishme.

Atmosfera do të fillojë të destabilizohet që nga sot dhe do të vazhdojë deri në fundjavë. E Premtja në viset tona mund të jetë më e qetë dhe pa zhvillime.

Sidoqoftë, përderisa në Evropë po vjen freskia nga Atlantiku dhe stuhi të fuqishme lokale, në viset tona pak më nxehtë këto ditë dhe freskim vetëm në rajonet ku do të ketë zhvillime sepse zhvillimet nuk do të kapin tërë territorin, prandaj duhet të jemi të vetëdijshëm se kemi të bëjmë me zhvillime tipike verore që kapin territore të lokalizuara ose të izoluara, diku pak më shumë, diku më pak e diku hiç fare.

Stuhitë që priten në pjesë të Evropës, por edhe në pjesë të Ballkanit mund të shkaktojnë edhe dëme materiale dhe mund të krijohet edhe ndonjë tornado sespe kur kemi atë nxehtësi të madhe dhe depërtimin e masave të freskëta nga Atlantiku në kombinim mund të shkaktohen provece violente atmosferike.

Stuhitë në viset tona nuk pritet të jenë të fuqishme sikur në Evropë, por nuk duhet përjashuar tërësisht mundësia që të kemi ndonjë surprizë në këtë aspekt./MeteoBallkan

 

Rekomandime

Kosovë

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten, 14 Gusht!

13/08/2026 | 23:09
​Nis aksion në kërkim të dy motoristëve të humbur në zonën e Jezercit
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (14.08.2026.) e Premte

13/08/2026 | 23:04
Super El Niño po vazhdon të forcohet me shpejtësi, del një parashikim për vjeshtë dhe dimër më ndryshe në Evropë
Botë

Super El Niño po vazhdon të forcohet me shpejtësi, del një parashikim për vjeshtë dhe dimër më ndryshe në Evropë

13/08/2026 | 10:08
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲