Siç është paralajmëruar, në Kroaci ka mbërritur ndryshimi i motit e bashkë me të edhe borë në një pjesë të vendit. Rreth Gospiqit në rajonin malor, sot në mëngjes ka rënë borë, ndërsa në Platka, venskijim tashmë ka rënë borë më e madhe.
Bora e parë këtë vjeshtë ka rënë edhe në malet e Dalmacisë.
Në pjesën tjetër të vendit, mëngjesi do të jetë i vranët me reshje shiu të shpërndarë, në Dalmaci dhe shira lokale me bubullima. Në lindje të vendit vende-vende mjegull e kryesisht në Gorski Kotar vende-vende borë.