Reshje të dendura shiu parashihen në territoret tona sidomos ditën e mërkurë, me depërtimin e frontit të ftohtë nga veriu dhe veriperëndimi.
Fronti i ftohtë atmosferik do të jetë mjaft dinamik dhe mjaft i pasur me lagështi duke qenë i shoqëruar edhe më ciklogjenezë në Detin Adrikatik pritet të krijohen kushte ideale për reshje të dendura atmosferike. Reshje intensive priten përpos Shqipërisë dhe Malit të Zi edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore ku lokalisht do të ketë kushte për krijimin e stuhive të fuqishme të shiut me vetëtima, bubullimë dhe breshër.
Pas reshjeve dhe stuhive intensive temperaturat do të pësojnë ulje dhe në viset e larta malore do të ketë reshje bore, ndërsa reshjet e shiut do të vazhdojnë herë pas here me intensitet të ndryshueshëm. Do të ketë edhe periudha kohore pa reshje.
Me uljen e mëtutjeshme të temperaturave reshje shqote e bore mund të ketë edhe në disa zona paksa më të ulëta mbidetare, megjithatë për fjolla eventuale bore në disa zona urbane mbetet të shihet. Edhe acarin eventual e vendosin detajet si psh, ndalimi i erërave dhe kthjellimi plotë gjatë orëve të natës dhe orëve të hershme të mëngjesit. Të shpresojmë që të mos kemi fare acar ngase do të mund të shkaktonte dëme të mëdha.
Sidoqoftë, nga nesër (e Mërkurë) po hymë në një periudhë dukshëm më të ftohtë kohore dhe me reshje të shpeshta atmosferike. Detaje tjera në postimet tona të ardhshme./MeteoBallkan