Pas një paraditeje të nxehtë dhe me diell, sot pasdite pritet përsëri destabilizim i motit. Priten zhvillime të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Normalisht, reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse por të karakterit lokal.
Nesër (e shtunë )pritet që të kemi destabilizim edhe më të fuqishëm të motit. Reshjet do të jenë më të përhapura sidomos në viset tona kontinentale ku pritet të kemi “invazion” të vranësirave me rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Ka mundësi që rrebeshe kalimtare shiu të ketë edhe në disa vise bregdetare sidomos në bregdetin verior të Shqipërisë. Edhe kësaj radhe reshjet më të pakta do të jenë në Shqipëri ku në shumë pjesë të këtij vendi nuk do të ketë asnjë pikë shiu.
Pra, sot pjesërisht dhe nesër shumë më shumë në Kosovë, pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe Mali të Zi priten procese të bujshme atmosferike me rrebeshe të fuqishme shiu dhe vetëtima dhe bubullima masive, ndërsa gjatë javës tjetër pritet përmirësim substancial i motit dhe ngritje e theksuar e temperaturave kur edhe pritet të kemi një valë pak më të gjatë të nxehtësisë tropikale./Meteoballkan