Një shtrëngatë e fuqishme përfshiu dje rajonin e Bolzanot në pjesën veriore të Italisë. Banorët raportojnë për dëme të mëdha materiale, shkulje të pemëve me rrënjë dhe dëmtime të pullazeve e më së shumti dëmtime pësuan disa kultura bujqësore dhe pemëtaria.
I njëjti rajon raportohet de po goditet edhe sot nga stuhi lokale të fuqishme me breshër.
Pamjet e mëposhtme tregojnë për pasojat katastrofike të stuhisë në Bolzano të Italisë Veriore.
(Severe Weather Europe)