Temperaturat mjaft të larta që po mbretërojnë sot dhe ardhja e ajrit të paqëndrueshëm pritet të shkaktojë procese mjaft të bujshme atmosferike sidomos në viset tona kontinentale.
Gjatë orëve të ardhshme pritet destabilizim i atmosferës dhe vende-vende priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Rrebeshet e sotme do të jenë më të lokalizuara në zona të izoluara, por në ato rajone ku ndodhin mund të jenë mjaft të fuqishme dhe të prodhojnë bubullima të forta dhe breshër.
Destabilizim shumë më i fuqishëm i atmosferës pritet nesër kur pritet të kemi rrebeshe mjaft të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Vende-vende priten rrebeshe mjaft intensive të cilat pritet të kushtëzojnë vërshime të shpejta, prandaj apelohet për kujdes të shtuar në kohën e stuhive dhe rrebesheve të fuqishme eventuale.
Rrebeshet më të fuqishme priten në territorin e Republikës së Kosovës, por lokalisht edhe në Maqedoninë Veriore dhe viset kontinentale të Shqipërisë duke mos përjashtuar edhe viset bregdetare./MeteoBallkan