Policia ka reaguar lidhur me një video ku është plagosur një mjelmë në liqenin e Pogradecit. Informacionet zyrtare nga punonjës të Zonave të mbrojtura bëjnë me dije se dyshimet janë që është qëlluar me çifte.
Plagosja e mjelmës ka ndodhur një ditë më parë, dhe kanë qenë qytetarët që e kanë parë pranë bregut dhe kanë lajmëruar specialistët.
Mjelmën e kanë marrë nga liqeni dhe specialistët e zonave të mbrojtura e kanë transportuar në qendrën e rehabilitimit në Divjakë. Mishi i këtij shpendi nuk konsumohet pra dyshohet së autori ka dashur ta vrasë për ta balsamosur më pas. Kjo çështje po ndiqet nga organet kompetente.