Kreu i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar për parashikimet dhe masat e reja kundër përhapjes së COVID-19 gjatë festave të fundvitit.
Hoti thotë se janë duke monitoruar situatën dhe zbatimin e masave.
Tutje Hoti në një postim gjithëpërfshirës për gjendjen me pandeminë në vend theksoi se janë në përgatitje të skenarëve për masat e nevojshme.
“Do të monitorojmë situatën dhe mbikëqyrim zbatimin e masave. Do të punojmë ngushtë me komunat dhe me të gjitha grupet për të kërkuar bashkëpunim dhe respektim të masave. Me këtë rast dëshiroj të falënderoj qytetarët për respektimin e masave dhe i lus të respektojnë këshillat e mjekëve”.
“Institucionet shëndetësore do të mbesim të mobilizuara. Po përgatisim skenarët për masat e nevojshme për festat e fundvitit kur ka frekuentim më të madh të qytetarëve, përfshirë edhe ardhjen e bashkatdhetarëve” ka thënë Hoti.