• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

“Sistemi ynë energjetik është mbingarkuar tej mase”, Ministria e Ekonomisë del me apel pas ndërprerjeve të rrymës

25/12/2024 | 10:58

KEDS njofton për punimet në rrjet nesër, e hënë, 24 Gusht!

23/08/2026 | 23:25
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (24.08.2026.) e hënë

23/08/2026 | 23:16
Çmimet e derivateve për sot

Çmimet e derivateve për sot dhe nesër

23/08/2026 | 08:40
Moti për sot dhe ditët në vijim

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e diel

23/08/2026 | 08:20

Njoftim i KEDS për nesër dhe të hënën!

22/08/2026 | 23:46
Zhvillimet e sotme! E Mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (23.08.2026.) e diel

22/08/2026 | 23:37
Pas eklipsit diellor, një tjetër spektakël në qiell më 28 gusht

Pas eklipsit diellor, një tjetër spektakël në qiell më 28 gusht

22/08/2026 | 23:01
Çmimet e derivateve për sot

Çmimet e derivateve për sot

22/08/2026 | 08:55
Sot kulminacioni i nxehtësisë së kësaj jave

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – shtunë

22/08/2026 | 08:34

Njoftim i KEDS, punimet në rrjet të dielën 22 Gusht!

22/08/2026 | 00:22
Shkencëtarët japin një parashikim për vitin 2024

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (22.08.2026.) e shtunë

22/08/2026 | 00:10
Paqësori po ngrohet me shpejtësi, një nga El Niño-t më të fortë në histori mund të zhvillohet këtë vit

Zyra Meteorologjike britanike del me paralajmërim: El Niño më i fortë në histori po vjen

21/08/2026 | 10:30
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result

“Sistemi ynë energjetik është mbingarkuar tej mase”, Ministria e Ekonomisë del me apel pas ndërprerjeve të rrymës

25/12/2024 | 10:58
596
Shpërndarje
1.7k
Shikime
Shpërndaje

Ministria e Ekonomisë, KOSTT dhe KEDS kanë mbajtur një takim të përbashkët në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ku është diskutuar mbi situatën e furnizimit me energji elektrike pas raportimeve të qytetarëve të disa komunave të Kosovës për ndërprerje të energjisë gjatë ditëve të fundit.

KOSTT dhe KEDS bënë të ditur se “me uljen e temperaturave, konsumi i energjisë elektrike ka arritur nivele shumë të larta, mbi 1400 MË në kohë të caktuara. Si pasojë, sistemi ynë elektro-energjetik është ngarkuar tej mase, duke shkaktuar vështirësi teknike në furnizim dhe duke e rrezikuar rrjetin.” Për të shmangur dëme më të mëdha, operatorët janë detyruar të bëjnë “shkyçje në disa vendbanime ku ngarkesa ka qenë e papërballueshme për rrjetin.”, thuhet në njoftim.

Problemet më të mëdha janë hasur në komunat e Ferizajt, Lipjanit, Gjakovës, Malishevës, Gjilanit, Shtimes, Istogut dhe Prizrenit, ndërsa “ekipet e KOSTT-it dhe KEDS-it thuhet se janë duke punuar pandërprerë në terren për të minimizuar ndikimin në furnizim të qytetarëve.”

Në Fushë-Kosovë, ku ka pasur gjithashtu probleme, “me energjizimin e nënstacionit të ri 110kV përgjatë javës së kaluar, është lehtësuar në masë të madhe barra dhe është adresuar problemi i furnizimit për banorët e kësaj komune.”

Në njoftim tutje thuhet se për të zgjidhur situatën në Ferizaj, “gjatë javës në vijim pritet që të përfundojë ndërtimi i nënstacionit të tretë në Ferizaj nga KOSTT,” që do të lehtësojë ngarkesën dhe do të përmirësojë furnizimin për qytetarët e kësaj komune dhe të vendbanimeve përreth.

Po ashtu, investime të tjera planifikohen për komunat e Malishevës dhe Dragashit në tremujorin e parë të vitit 2025, me qëllim të “zgjidhjeve afatgjata për furnizimin e qëndrueshëm me energji.”

Ministria e Ekonomisë thekson se në këtë periudhë të vitit, kur kohët e festave të fundvitit karakterizohen me rritje të madhe të konsumit të energjisë elektrike, është thelbësore për sigurinë e furnizimit që qytetarët të jenë të kujdesshëm.

“KOSTT dhe KEDS kërkuan nga qytetarët që të jenë sa më të kujdesshëm në konsumin e energjisë, sidomos gjatë orëve të paradites nga ora 09:00-12:00 dhe pasdites nga ora 18:00-00:00. Kursimi i energjisë në këto orë është i domosdoshëm për të shmangur mbingarkesat dhe për të ruajtur funksionalitetin e sistemit për të gjithë”, thuhet në njoftim.

Për më tepër, qytetarët janë inkurajuar që, ku është e mundur, të përdorin burime alternative për ngrohje si druri ose peleti dhe të zhvendosin konsumin e energjisë elektrike pas mesnatës.

Rekomandime

Kosovë

KEDS njofton për punimet në rrjet nesër, e hënë, 24 Gusht!

23/08/2026 | 23:25
Parashikimi i motit për sot – e hënë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (24.08.2026.) e hënë

23/08/2026 | 23:16
Çmimet e derivateve për sot
Lajme

Çmimet e derivateve për sot dhe nesër

23/08/2026 | 08:40
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲