Përderisa tek ne po vazhdon e ashtuquajtura “vera indiane”, në shumë pjesë të botës dimri tashmë ka filluar.
Skenat e fundit të reshjeve të borës na vijnë nga Rusia. Në qytetin Perm të këtij vendi mbrëmë kishte reshje të mëdha bore të cilat pritet të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës, njofton MeteoBallkan.
Sipas parashikimeve të motit, atje fundjava do të jetë me borë dhe e ftohtë. Administrata e qytetit paralajmëroi kontraktorët për ndryshimet e motit. Shoferëve u kërkohet të viozisin me kujdes dhe të ndërrojnë gomat.
Shikoni pamjet e bukura që na vijnë nga atje: