Një front i ngrohtë nga Mesdheu po depërton në territorin e Kosovës me rrebeshe lokale shiu, ndërsa gjatë ditës nuk priten reshje shiu, por vranësira dhe intervale kohore diellore, megjithatë mund të ketë ndonjë rigë afatshkurtër shiu në disa rajone.
Gjatë ditës temperaturat pësojnë rritje, kurse të mërkurën edhe pse ngrohtë dhe me zagushi pritet të kemi mot mjaft jo-stabil me zhvillime konvektive të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshet në disa rajone mund të jenë mjaft të fuqishme dhe me breshër, megjithatë rrebeshe nuk priten në tërë territorin e Republikës së Kosovës./Meteoballkan